6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Dy policë në veri sot braktisën detyrën, situata është e zakonshme

- Advertisement -

Të martën në stacionin policior në Mitrovicën e Veriut, për dallim prej diteve të mëparshme, nuk janë parë policë të komunitetit serb, duke i dorëzuar pajisjet e tyre.

Megjithate, sipas informacioneve të RTK-së  brenda policisë në këtë stacion,  sot deri në orët e pasditës, paisjet zyrtare i kanëe dorëzuar vetëm dy policë, ndërkohë numri total, deri më tani që kanë dorezuar detyrën është 170 persona.

Ndërkohë, gjyqtarët, prokurorët dhe personeli tjetër gjyqësor kanë paraqitur gjithashtu dorëheqjet e tyre.

Krej ky largim i policëve, por edhe kryetarëve të katër komunave veriore, si edhe gjyqtarëve  e prokurorëve, vjen si rezultat i pakënaqssisë ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  për riregjistrim të  veturave, në mënyrë që nga targat ilegale “KM” tëe kalojnë në ato “RKS”.

Ndërkohë, edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, puna ka vazhduar normalisht si çdo ditë tjetër.

Në përgjithësi, situata në këtë pjesë të Republikës është e qetë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit