19.3 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Dy policë gjatë patrullimit në Shtime i gjejnë dhe më pas i kthejnë 500 euro

- Advertisement -

Dy pjesëtarë të policisë në Shtime i kanë gjetur dhe i kanë kthyer 500 euro të humbura.

Paratë, ata i kanë gjetur gjatë patrullimit në këmbë në sheshin “Ahmet Shtimja” të këtij qyteti.

“Më datë 18.09.2025, rreth orës 17:00, gjatë patrullimit në këmbë në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, dy policë të stacionit policor në Shtime kanë gjetur në tokë një shumë parash: katër kartëmonedha nga 100 € dhe dy kartëmonedha nga 50 €, me vlerë totale prej 500 €. Paratë janë dërguar menjëherë në stacionin policor dhe është njoftuar menaxhmenti i stacionit”.

“Nëpërmjet kamerave të sigurisë është identifikuar personi që i kishte humbur paratë, i cili ishte larguar me një automjet me targa të huaja. Pas verifikimit, është konstatuar se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, L.R., nga komuna e Shtimes, i cili është paraqitur në polici dhe i janë kthyer paratë të humbura”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar policët për gjestin e tyre human dhe shembullor, duke dëshmuar përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe respektim të vlerave profesionale.

Të ngjashme

Të fundit