18 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Dy persona tregojnë abuzimet nga Michael Jackson kur kanë qenë të mitur, kërkojnë që fotot nudo të mbretit të popit të bëhen publike

- Advertisement -

Lufta e 41-vjeçarit Wade Robson dhe 46-vjeçarit James Safechuck për të marrë drejtësi ligjore kundër mbretit të popit nuk ka përfunduar.

Dy burrat akuzojnë Michael Jackson se i përdhunoi në mënyrë të përsëritur kur ishin fëmijë në vitet ’80 dhe ’90.

Madje ata kërkojnë që në kuadër të mosmarrëveshjes ligjore të bëhen publike edhe fotot e tij nudo. Çështja u rihap vitin e kaluar dhe prokurorët po kërkojnë akses në të dhënat e vulosura të policisë që datojnë që nga viti 2005 për akuzat për abuzim të fëmijëve nga Jackson.

Mes dosjeve thuhet se janë fotot e organeve gjenitale dhe trupit të zhveshur të Michael Jackson të marra nga policia, megjithëse nuk është e qartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur kjo. Rasti u theksua në vitin 2019 në një dokumentar kontrovers të HBO të quajtur “Largimi nga Neverland”.

Safechuck ka pohuar se ai ishte abuzuar nga Jackson qysh kur ishte 11 vjeç midis 1988 dhe 1992. Robson ka thënë se këto përvoja i ka pasur mes viteve 1990 dhe 1996, nga mosha tetë vjeçare e tutje.

Dy persona tregojnë abuzimet nga Michael Jackson kur kanë qenë 

Michael Jackson

Në dokumentarin HBO ka përshkrime të gjalla të kategorive të abuzimit si seksi oral dhe anal. Burrat pretendojnë se Jackson i bëri ata të besonin se kishin një lidhje.

Në veçanti Safechuck ka thënë se ai e kishte çuar në pazar, ku i bleu një unazë dhe ata bënë sikur martoheshin. Edhe pse akuzat fillimisht u hodhën poshtë nga një gjykatë, ata fituan të drejtën për të proceduar dhe dosja e çështjes është rihapur që nga vera e kaluar.

Tani, ata nuk po akuzojnë vetëm Michael Jackson për abuzim të fëmijëve, por edhe stafin e tij për bashkëpunim. Ata po synojnë të dalin në gjyq përpara publikimit të filmit të tij biografik, me gjasë në vitin 2025, i cili besohet të pikturojë një imazh përgjithësisht të mirë të yllit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit