Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Gjakovë, me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person.
Sipas policisë viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor.
Ndërkaq policia njofton se janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur 102 fishek të kalibrave të ndrtyshëm.
Gjakovë 08.10.2024-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar 102 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”-thuhet në njoftim