0.4 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë, policia jep detaje

- Advertisement -

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugën e KFOR-it, në një vilë në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. I njëjti ka thënë se mjeku kujdestar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tyre.

“Sipas njoftimit, sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohet se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, njofton Gashi.

Të ngjashme

Të fundit