Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje në kuadër të javës së 13-të.
Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Malisheva aktualisht është në vendin e shtatë me 16 pikë, kurse Gjilani i parafundit me 12 sosh.
Ndërkohë, Dukagjini që u nda së fundmi me Ismet Munishin i shkon Ferizajt.
Klinasit janë në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Ferizaj është në vendin e tetë me tri pikë më pak.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 13:00.






