16.7 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Dy muaj nga seanca e parë: As afër mazhorancës, Haxhiu ‘barrierë’ për të mos dështuar zgjedhja e Kurtit

- Advertisement -
Mungon gjëja kryesore: shumica parlamentare.

Qe rrafsh dy muaj nga seanca e parë konstitutive, Vetëvendosja ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut si ‘siguresë’ për të mos dalë në fazën tjetër: atë të zgjedhjet së qeverisë. 32 herë Vetëvendosja mori ‘Jo’-në e synuar në këtë drejtim.

Me arsyen që pisket: s’ka shumicë parlamentare për të zgjedhur qeveri dhe mbajtur atë.

Plot 40 deputetë (me përjashtim të tetë ish-anëtarëve të qeverisë nga nga VV) i kanë të votueshëm për Kryetar të Kuvendit – siç ia ka ofruar PDK-ja.

Tre i ka të votueshëm poashtu nga AAK-ja: Glauk Konjufcën, Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin.

Albulena Haxhiu tha javë më parë për media të mos e shohin si insistim apo ambicie të vet “por, është qëndrimi i partisë” që emri i saj të jetë i paheqshëm.

Nën vellon e një të ashtuquajturi “komision për administrim të votës së fshehtë” Vetëvendosja mbulon emrin e Haxhiut.

“Ka kuorum”, e nis Avni Dehari, kryesuesi i seancës thjesht për nga virtyti i moshës – dhe e përfundon me “nuk ka kuorumm” – tash e 32 herë.

Ky i fundit tërërisht në skriptë të Vetëvendosjes – tashmë ka mbetur që Gjykata Kushtetuese të lëshojë opinion mbi (mos)mundësinë e ndërrimit të metodës në mes të procedurës.

“Kosova ka qeveri, por s’ka kuvend”, thotë në anën tjetër Albin Kurti, i cili në kundërshtim me Ligjin për Qeveri (që e ka shkruar vet) dhe Kushtetutën e Kosovës po ushtron dy funskione pushteti: legjislativ dhe ekzekutiv.

61 nga seanca e parë dhe 126 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare gjendja mbetetet në vendnumëro me seanca konstitutive disaminutëshe që ndërpritet për çdo katërdhjetë e tetë orë.

Nga takimi i 15 majit gjithëpartiak thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fjala që doli jashtë – siç e kumtoi Lumir Abdixhiku – ishte se Albin Kurti është shprehur se “nuk ka urgjencë”.

Urgjenca”, sipas Kurtit, ishte “mediatike, por jo e popullit”.

…Ish-opozita

Memli Krasniqi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës kohëve të fundit shprehu ‘predikamentin’ e vet karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila, sipas tij, e pamundëson një mazhorancë nga blloku ish-opozitar.

“Nëse ti i ke 19 (shën: minus Marigona Gecin), unë i bëj 61”, i tha Memli Krasniqit – kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut.

Abdixhiku, në anën tjetër, a-priori kosntaton se nuk ka numra në asnjërin taborr: dhe e quan dëshrirore krejt proklamimin se janë.

Rrjedhimisht, ka propozuar ai, “Qeveri të Unitetit” gjithëpartiak, jetëshkurte, deri në zgjedhjet e reja parlametnare që, sipas tij, ndodhin nga marsi i vitit tjetër kur të skadojë mandati i Presidentit të Kosovës.

Ditëve të fundit ai edhe ka elaboruar propozimin e tij në 15 pika se si do të dukej, vepronte dhe qëndronte një qeveri e tillë kalimtare gjithëpartiake.

Propozimi i tij është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit