“Nga malet e Berishës, zëri dhe mesazhi i lirisë u dëgjua në gjithë botën. Sot, të paktën duhet të nderohen të gjithë ata që ishin pjesë e drejtpërdrejt e këtyre dy mediave të luftës çlirimtare, sot të paktën duhet të nderohen familja Berisha dhe Gega që ofruan shtëpitë e tyre dhe dhanë gjithçka në mbështetje të këtyre dy mediave të UÇK-së, sot të paktën duhet të nderohen donatori dhe gjithë ata që kontribuan për sjelljen e Radios nga Kumanova në Berishë, sot të paktën duhet të nderohen ushtarët e togut të UÇK-së që u kujdesen për sigurinë tonë”, shkruan në llogarinë e vet në “Facebook” Isa Krasniqi.
Ai ka shtuar se “sot si shoqëri dhe shtet, duhet edhe njëherë ta rikujtojmë, Kosovapress-in e kohës së luftës dhe Radion e kohës së luftës, që në luftën e pakompromis informative me një arsenal të sofistikuar të okupatorit i udhëhequr në atë kohë nga presidenti i sotëm serb, kanë fituar me krenari dhe lavdi të jashtëzakonshme, duke e bërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, fituese të luftës edhe në fushën e informacionit”.
“Prandaj i përkujtojmë sot me krenari, këto vlera të papërsëritshme si simbole të lirisë, si pjesë e rëndësishme dhe e pandarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleate të denja të NATO-s e botës demokratike perëndimore”, ka shkruar Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6101473243218061&id=100000663361025&mibextid=Nif5oz