Ushtria serbe dyshohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva.
Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.
Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.
Sipas Llapi.info, lajmin e kanë konfirmuar familjarët e dy të rinjve llapjanë.
Ata kanë thënë që Serbia po u kërkon shuma parash deri 20 mijë euro për lirimin e tyre.
Mirëpo, gjendja financiare nuk është e qëndrueshme dhe nuk kanë mundësi për ta kryer këtë pagesë.
Për rastin në fjalë janë informuar edhe autoritetet e sigurisë në Kosovë.
Periskopi ka pyetur në Komunën e Podujevës, mirëpo të njëjtit kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë.