2.3 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Dy klubet e mëdha të Ligës Premier në garë për Roko Vatën

- Advertisement -

Dy klubet e mëdha të Ligës Premier, Fulham dhe Crystal Palace janë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar Roko Vata.

Vata ka dëshmuar kualitetin në Championship në fanellën e Watfordit, ndërsa tani është duke u rikuperuar nga lëndimi si dhe pritet të rikthehet në muajin janar.

Megjithatë, ekziston mundësia që Vata të jetë i veshur me një tjetër fanellë, pasi pëlqehet tejmase nga Fulhami dhe Crystal Palace.

“Daily Mail” raporton se të dy klubet angleze e kanë kontaktuar lojtarin, kurse Watford do t’ia hapte derën nëse paguhet klauzola e lirimit, në vlerën e 20 milionë funteve.

Vata është pjesë e Irlandës në nivelin ndërkombëtar, megjithatë ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës, pasi nuk ka zhvilluar ende tre paraqitje zyrtare.

Edhe babai i tij, njëkohësisht legjenda e Shqipërisë Rudi Vata për Telegrafi konfirmoi se ekziston mundësia që lojtari të ndryshojë përfaqësuese.

“Ka luajtur një ndeshje me Irlandën, e cila normalisht ka treguar seriozitet dhe respekt. E kanë treguar në të gjitha mënyrat e mundshme në aspektin profesional. Nuk e di se çfarë mendon Roko nëse ndonjë Federatë e kontakton, gjithçka është e hapur”, deklaroi ai kur u pyet nëse Roko mund të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.

Të ngjashme

Të fundit