Derbi i xhiros së 17-të të Premier Leagues angleze i ka takuar skuadrës së Liverpoolit.
Liverpooli të shtunën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Tottenham Hotspurit në udhëtim.
Ndeshja nuk nisi mirë për Tottenhamin. Që nga minuta e 33-të, Tottenhami, mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi holandezi Xavi Simons u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Virgil van Dijkut.
Pjesa e parë përfundoi baras pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë te Liverpooli në lojë u inkuadrua sulmuesi suedez, Alexander Isak.
Ishte Isak që i kaloi në epërsi “Të Kuqtë” në minutën e 56-të. Por katër më pas, ai u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi.
Hugo Ekitike i dyfishoi shifrat në të mirë të kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit, në minutën e 66-të.
Tottenhami e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 83-të me golin që e shënoi sulmuesi Richarlison. Por goli i brazilianit në fund nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren Liverpoolit.






