Në fjalët e veta ishte “gjë e seriozitetit të lartë,” por se i nevojiteshin “konsultime të brendshme” me partinë e vet para se të vijonte me takime ndërpartiake për çështjen e presidentit. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i shërbeu një muaj kohë shqyrtim dhe 34 ditë shtesë për të zgjedhur Presidentin e Kosovës, moszgjedhja e të cilit e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kabinetin e tij qeveritar të sapozgjedhur e kthen në kabinet thjesht-administrues e jo-fuqiplotë. Por, Albin Kurti i Vetëvendosjes ende s’ka dhënë asnjë tregues se e ka ndërmend të zgjedh president, për ç’gjë i duhen së paku edhe 15 vota në Parlamnet të Kosovës nga partitë opozitare. Janë edhe dy javë kohë të mbetura në afat kushtetues për Vetëvendosjen që t’i japë vendit president, dhe vetes vazhdimësi në qeveri. Derisa dy kandidaturat partiake, Glauk Konjufcën dhe Fatmir Kollçakun i kanë ende formalisht në fuqi, deputeti i VV-së, Driton Hyseni, pretendoi se janë “në rrugë të drejtë” për zgjedhje të presidentit, dhe se dy javë kohë “janë shumë ditë” për të pretenduar ndonjë nguti. Në anën tjetër nga opozita shprehen të prerë se Kurti po e çon me patjetër vendin në zgjedhje të reja dhe nuk ka synim të zgjedh president. Ramush Haradinaj i AAK-së e dha për fakt të kryer se veçse “jemi në zgjedhje”, kurse Enver Hoxhaj i PDK-së tha se “kur nuk ka vullnet, nuk ka rrugë” dhe se 34 ditëshi i Aktgjykimit të GjK-së do të mund të përmbuyhej “për 3 orë e 40 minuta” nga Kurti.
Haradinaj e sheh se ngurtësia e Kurtit që dëshmon se pikëshikimi i tij janë zgjedhjet e reja e jo e presidentit, janë të dëshmuara që prej votimit të qeverisë së vet “më vete” dhe te refuzimi i çfarëdo propozimi apo amandamenteve të opozitës në votimin e Buxhetit 2026.
“Veprimi i tij i njëanshëm me krijimin e qeverisë, e thotë dhe dëshmon se nuk e ka pas në plan me zgjedh presidentin. Ehe një mundësi tjetër e ka pas kur është bë buxheti. Pra në këtë rast ka mujt me përfshi amandamente ose propozime, të partive opozitare. Nëse PDK ka pas propozime të caktume ose LDK e AAK, se edhe ne kemi pas propozime, Autostradën e Dukagjinit dhe disa propozime të tjera, e ishte kriju mundësi bashkëpunimi.
E të gjitha këto veprime të njëanshme të tij flasin se ai nuk e ka me rënedësi. Jemi në zgjedhje, sepse sikur të kishte dashuzr me zgjedh presidentin, ai e di se si shkojnë këto punë, këto procese, e kemi përvoja politike, disa herë kemi arritur të zgjedhim president. Ai, pra, nuk e ka hap fare paketën të qeverisë, ka thënë ‘qeverinë po e ndali për vete’, në princip kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, e fton edhe partner në qeveri,” tha ditë më parë Haradinaj.
Enver Hoxhaj i PDK-së tha se ftesat e Kurtit drejtuar liderëve opozitare s’prodhojnë asgjë dhe se janë vetëm për konsum të brendshëm dhe të kohës, ngase Kurti “nuk ka vullnet politik.”
“Ne veç kemi besu që mund ta japim, e duhet ta japim, një kontribut, të tillë për zgjedhje të presidentit, dhe çdo ditë e më shumë po bindemi që, jo për shkak të neve, por për shkak të Kurtit, vendi do të shkon në zgjedhje. Sepse nëse ka qasje për takime, sikur kanë qenë dy takimet e para, unë mendoj që nuk ia vlen fare me mendu me shku në takim, se nuk prodhon asgjë. Sepse është çështje e vullnetit politike. Kur ka vullnet ka rrugë. Nëse ka vullnet zoti Kurti, natyrisht që ka rrugë. Jo 34 ditë, po 3 orë e 40 minuta,” tha ai ditë më parë në Kanal 10.
Në anën tjetër, Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, është shprehur optimist se brenda afatit kushtetues mund të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se të gjitha subjektet politike duhet të bëjnë përpjekje për evitimin e zgjedhjeve.
“Unë mendoj se takimet kanë këtë synim, të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të dalim nga kriza e cila na ka përcjellë gjatë javëve të kaluara sa i takon çështjes së presidentit. Unë mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë. Tani kemi kohën përpara, janë edhe shumë ditë në dispozicion dhe unë mendoj se secili nga akterët politikë duhet ta bëjë maksimumin e vet që të vijmë te një zgjidhje sa i takon kreut të shtetit dhe të evitohen zgjedhjet, të cilat nuk janë të dëshirueshme për askënd.”, tha ai për rtv21






