5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dy kamionë të djegur në veri, pronarët e kompanisë ishin shqiptarë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se dy kamionë dhe një veturë janë djegur gjatë natës në para objektit Frukt në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zjarri i shkaktuar është shuar me shpejtësi nga zjarrfikësit.

Sipas Policisë së Kosovës dhe hetimeve që janë kryer mbrëmë, bëhet fjalë për zjarrvënie.

Policia tha se dy kamionë, përkatësisht motorët e tyre janë djegur nga persona të dyshimtë.

“Sot në mëngjes, pak para orës 01:00, policia e Kosovës ka vërejtur një zjarr në rrugën Kralja Petra në Mitrovicën Veriore. Dyshohet se persona të dyshimtë i kanë vënë flakën dy kamionëve që ishin të parkuar para magazinës. Nga zjarri është dëmtuar edhe një makinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se nga kjo zjarrvënie nuk ka asnjë person të lënduar.

Kamionët e djegur përdoren për nevoja të magazinës ushqimore në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës së Veriut, në pronësi të një shqiptari. Kamionët janë të shënuar me firmën “Elaa 1”.

Bazuar në të dhënat pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, “Elaa 1 Sh.P.K.” është një kompani e cila merret me tregti me pakicë të dyqaneve ushqimore. Pronare e kompanisë figuron Shqipe Durmishi, ndërsa drejtor Ilir Haxhiu, ka njoftuar Paparaci.

Kompania është e regjistruar me seli në Prishtinë, por me një njësi në Mitrovicën e Veriut.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit