26 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Dy ish-lojtarë të Barcelonës po akuzohen për mashtrim në një rast me kriptovaluta

- Advertisement -

Gjashtë ish-lojtarë të La Ligas janë akuzuar për mashtrim, si pjesë e rolit të tyre në një kompani që ishte në kërkim të shitjes së kriptovalutave dhe NFT-ve.

Pavarësisht që nuk kishin rol kryesor në shitjen, e as në strategjinë e operacionit, fubollistët u përfshinë në ankesën ligjore.

Siç u shpjegua nga “El Periodico” dhe cituar nga “MARCA”, kryesorët e kompanisë “Shirtum Europa” janë akuzuar për mashtrim, së bashku me akuza tjera.

Ata kishin për qëllim të shisnin një vlerë prej 3 milionë euro të NFT-ve dhe kriptovalutave, por më pas e ndalën prodhimin e tyre, para se të mirat materiale të dilnin në treg nga “Shirtum”.

Gjashtë lotjarët e akuzuar për mashtrim, si pjesë e këtij rasti janë Ivan Rakitic, Javier Saviola, Nico Pareja, Alejandro Gomez, Lucas Ocampos dhe Alberto Moreno.

Lojtarët dyshon se kishin një rol aktiv në shitjen e “tokeanve”, dhe po ashtu Alejandro Gomez kishte një marrëdhënie të ngushtë me një nga katër mendjet që ishin prapa operacionit, David Rozencëaig.

Rozencëaig, së ashku me Manel Angel Torras, Marc Alberto Torras dhe Manuel Morillas kishin krijuar një aplikacion për të shitur NFT-të e gjashtë futbollistëve, dhe ishin gati t’i vinin në treg për një shumë prej 450 euro secila.

Ata më pas pranuan investime nga investitorë të jashtë – njerëzit që e kanë denoncuar këtë rast – por “Shirtum” e mbylli aplikacionin para se ai të dilte në treg më shumë.

Prezenca e kriptovalutave dhe NFT-ve është rritur kohëve të fundit.

Pasi La Liga i ndaloi kompanitë e basteve për sponsorizimin e fanellave të ekipeve profesionale, shumë kompani të kriptovalutave nisën partneritetin me disa klube spanjolle, ndër to edhe Valencian.

Ndërkohë, Barcelona ka publikuar NFT-të e veta, duke i shituar 24.59% të Barça Vision te Sociot e tyre, për shumën e 100 milionë eurove.

Të ngjashme

Të fundit