![Dy gra rrahin një burrë në Deçan Dy gra rrahin një burrë në Deçan](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/05/policia-e-kosoves.jpg)
Dy gra janë arrestuar në Deçan pasi për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një burrë.
Me vendim të prokurorit, një e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Deçan 01.02.2023-20:17. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është liruar ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje .