Dy gra kanë sulmuar dy policinë në fshatin Penuhë të Podujevës, ku njëri nga këta të fundit ka kërkuar edhe tretman mjekësor.
Në këtë rast, policia kishte dal për kontroll të zakonshme, ku në radarin e tyre e kapi një veturë në të cilën ishin edhe dy pasagjere, të cilat rezultuan të jenë problematike, raporton Klan Kosova.
Sipas dëshmitarëve që e panë të gjithë ngjarjen, zënka filloi së pari me shoferin e veturës dhe policin që ia shqiptoi gjobën e më pas aty u përfshinë edhe familjarët e shoferit që ishin pasagjerë. Gruaja e nëna e vozitësit e mbrojtën djalin, por policët nuk i kursyen.
Për ta vënë situatën nën kontroll, policët kanë arrestuar dy gratë nën dyshimet për kryerjen e veprës “Sulm ndaj personit zyrtar”.