14.9 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Dy golat vendimtare i sjellin Almir Kryeziut çmimin “Ylli i Javës” në Superligë

- Advertisement -

utbollisti i FC Ballkanit, Almir Kryeziu, është shpallur “Ylli i Javës” për javën e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional që i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës.

Kryeziu u vlerësua për paraqitjen e tij të shkëlqyer në ndeshjen kundër KF Dukagjinit, ku shënoi dy golat e vetëm në fitoren 2:0, duke i siguruar Ballkanit tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Kryeziu u shpreh i lumtur për këtë vlerësim.

Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin.

Synimet e Ballkanit, si gjithmonë, janë kreu i tabelës dhe besojmë që me punë do ta arrijmë objektivin tone”,  tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit