Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpoolit, mund të jetë në prag të një ndarjeje me klubin e tij aktual gjatë afatit kalimtar veror, pasi dy gjigantët evropianë, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, po monitorojnë me kujdes situatën e tij.
Sipas raportimeve nga media të ndryshme, dy klubet janë të interesuar për mbrojtësin francez, i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Liverpoolin
Konate ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës të këtë sezon, duke luajtur në 34 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime.
Kontrata e tij me “kuqebardhët” skadon në verën e vitit 2026, por mungesa e përparimeve në negociatat për zgjatje ka hapur dyer për një transferim të mundshëm.
Në tregun aktual, Transfermarkt e vlerëson Konaten në afërsisht 60 milionë euro, një shifër që mund të rritet.
Mbetet të shihet nëse PSG apo Real Madridi do ta fitojnë garën për francezin, i cili duket se është i gatshëm të largohet nga Anfield. /Telegrafi/