24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Dy fotografitë e ushtarëve të UÇK-së, Fadil Geci nuk ia di emrin Komandant Kapuçit

- Advertisement -

Fadil Geci nuk ka arritur ta identifikojë me emër dhe mbiemër Komandantin e UÇK-së, heroin Mujë Krasniqin.

Në një fotografi që i është shfaqur nga Prokuroria e Specializuar gjatë dëshmisë së tij në Hagë të martën, Fadil Geci tha se ia ka harruar emrin Komandant ‘Kapuçit’.

Këtë fotografi e kam parë për herë të parë te ju. I njoh, disa prej tyre. Numër 5 është Rexhep Selimi, numër 3, Sylejman Selimi dhe numër 2 është Kapuçi, një hero i Kosovës. E njoh me këtë nofkë si Komandant Kapuçi. Ai është hero, por emri nuk po më kujtohet”, tha ish-pjesëtari i UÇK-së që ka nisur dëshminë e tij në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.

Prokuroria e Specializuar e ka pyetur Gecin edhe për një fotografi tjetër, e cila i shfaqte disa ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Në këtë fotografi, ai ka thënë se i njeh vetëm dy prej ushtarëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit