Dua Lipa festoi ditëlindjen e 28-të me miqtë në një udhëtim në Ibiza të Spanjës më 22 gusht, teksa pamjet e saj ishin rrëzëllitëse në poza të ndryshme.
Këngëtarja dukej sensacionale me të gjitha paraqitjet e saj dhe në të gjitha ngjyrat, por fotot me fustan të kuq ishin ato që tërhoqën vëmendjen. Dhe jo pa arsye.
Me fotot ku shfaqej me miqtë dhe të dashurin Dua ndezi rrjetin me pamjen e saj.
Bashkë me të përveç shoqërisë e të dashurit ishte edhe motra e saj, Rina si dhe vëllai, Gjini.
Përpara udhëtimit në Spanjë, Dua ka qenë me pushime në Greqi si dhe në Shqipëri. I dashuri i saj është djali i regjisorit të famshëm greko-francez, Costa Gavras.