2 mijë Euro gjobë i janë shqiptuar Radiotelevizionit të Kosovës nga ana e Inspektoriatit të Punës, pasi transmetuesi publik ka refuzuar të zbatoj vendimet e IP-së në raport me kontratat e dy të punësuarve në pozita menaxhuese.
Vendimet, kopjet e të cilave i ka Indeksonline thirren në shkeljen ligjore të cënimit të te drejtave të punës dhe nga ajo çfarë është parë në ankesë, duket se ka edhe elemente të tjera të favorizimit, selektivitetit dhe diskriminimit, elemente këto që hyjnë në domenin e veprës penale.
Ankesat janë drejtuar në IP nga udhëheqësi i IT-së Genc Muçolli dhe nga udhëheqësja e Marketingut Ariana Pallata, të cilët kanë kërkuar qe RTK-ja t’u ofrojë kontrata me afat të pacaktuar, duke u thirrur në precedentin e krijuar nga vet u.d drejtori i përgjithshëm Hysen Hundozi, i cili e ka mundësuar një gjë të tillë për udhëheqësen e zyrës ligjore, Zana Spahiu.
Por, pavarësisht vërejtjes që kishte pranuar nga IP-ja dhe kërkesës që të dy të punësuarve tu bëhej amandamentimi i kontratave të punës, RTK ka refuzuar që ta zbatoj atë, e si rrjedhojë, IP ka lëshuar vendim për gjobë.
Ajo çfarë bie në sy tek vendimi i IP-së në rastin e udhëheqësit të IT-së është se në përgjigjjen e saj fillestare, RTK kishte thënë se nuk mund ta zbatoj këtë vendim derisa rasti ‘është adresuar në gjykatën kompetente’ e vetëm pak ditë më vonë, e njofton Inspektoratin që ‘e ka shfuqizuar vendimin për emërimin e tij në këtë pozitë, vendim i datës 04.05.2023’ pa pritur vendimin e Gjykatës siç kishte thënë në përgjigjjen e parë.
U.d drejtori i përgjithshëm Hysen Hundozi, ka qenë pjesë e kryesisë së njërës prej sindikatave të RTK-së, të udhëhequr nga Fadil Hoxha, që në vazhdimësi kishin reaguar për disa gjoba të IP-së në vitet e kaluara. Në pozicionin aktual menaxhues, ai i ka shtuar RTK-së barrë financiare prej 2 mijë Eurosh, duke mos zbatuar vendimet e IP-së.
Vendimi:






