23.9 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Dy deklaratat e bujshme të Enver Hoxhajt në kohën kur Memli Krasniqi po fliste në një emision tjetër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një paraqitje të tij së fundi, dha dy deklarata që kanë nxitur reagime në opinionin publik. Ai bëri me dije se do të kandidojë për kryetar të partisë, si dhe se do ta mbështeste një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Njëkohësisht, kryetari Memli Krasniqi po fliste kundër një bashkëpunimi të tillë, në një emision tjetër.

Fillimisht, Hoxhaj në një interviste në “Rubikon”, tha se po e shqyrton “seriozisht” që në zgjedhje e reja partiake – që ai quajti ato “realet” – do të kandidojë.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në cdo nivel”.

“Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeminstër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë” – u shpreh ai.

Deputeti i PDK-së më pas, vijoi të flasë për një bashkëpunim me Vetëvendosjen, duke thënë se do ta mbështeste një koalicion me VV-në.

“Nëse unë do të duhej të votoja diçka të tillë si deputet, natyrisht që do të votoja dhe do ta mbështesja. Natyrisht, por jo vetëm koalicion krizën…por, një koalicion edhe matematik se çfarë do të adresohej”.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë” – tha ai.

Gjatë kësaj periudhe, deklarata krejt tjera po bënte kreu i partisë, Memli Krasniqi. Si shumë herë, ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi në “Pressing” tha se kjo nuk është mundësi dhe se “as s’e diskutojnë”.

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”.

“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kanë opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”.

“Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë” – tha kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit