5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Dy anketa tregojnë se Harrisi po i afrohet Trumpit më shumë se Bideni

- Advertisement -

Kandidatja e Partisë Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara, nënpresidentja e tanishme, Kamala Harris, është duke treguar rezultate më të mira se presidenti Joe Biden në shtete kyçe që pritet ta vendosin rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit, duke e ngushtuar dallimin me republikanin Donald Trump, sipas një ankete të Kolegjit “Emerson” dhe gazetës “The Hill”.

Sipas këtij sondazhi, ish-presidenti Trump ka epërsi në mbështetje në katër shtete kritike: Arizona (49 me 44 për qind), Georgia (48 me 46 për qind), Michigan (46 me 45 për qind) dhe Pensilvani (48 me 46 për qind). Në bazë të rezultatit të anketës, Trumpi dhe Harrisi gëzojnë përkrahje të barabartë në Wisconsin – të dy me nga 47 për qind, raporton agjencia “Reuters”.

Harrisi shënoi rezultat më të mirë se presidenti Biden në një anketë të Kolegjit “Emerson” më herët këtë muaj në secilin prej këtyre pesë shteteve amerikane.

Anketa e re e Kolegjit “Emerson” u krye më 22 dhe 23 korrik dhe në secilin shtet kishte interval besueshmërie prej plus/minus 3,4 për qind.

Edhe sipas një ankete të nivelit kombëtar, të publikuar të enjten nga gazeta “The New York Times” dhe Kolegji “Siena”, Harrisi kishte përkrahje më të madhe se Bideni përballë Trumpit. Në bazë të rezultatit të këtij sondazhi, Trumpi kishte epërsi prej vetëm 2 për qind ndaj Harrisit në mesin e votuesve të regjistruar, ndërsa ish-presidenti kishte për 8 për qind më shumë përkrahje se Bideni në një anketë të zhvilluar para tri javëve.

Në anketën e gazetës “The New York Times” dhe Kolegjit “Siena” morën pjesë 1.142 votues të regjistruar në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa hapësira e gabimit ishte 3,3 për qind.

Sipas një ankete të agjencisë “Reuters” dhe “Ipsos”-it, publikuar të martën, zonja Harris kishte më shumë mbështetje se Trumpi – 44 me 42 për qind. Rezultati kishte margjinë të gabimit prej 3 për qind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit