16.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Dy “4-shet”: Njëri i PDK-së në Rahovec, tjetri i Nismës në Prizren

- Advertisement -

Sejfullah Sejfullahu nga Krusha e Rahovecit ka publikuar së fundmi një fotografi me mikun e tij të hershëm, Nezir Çoçajn nga Gjonajt e Prizrenit, të cilës ia ka bashkëngjitur edhe një mesazh emocional. Ai ka thënë se ndihet falënderues që prej 30 vitesh ka një shok të jetës, e ai është pikërisht Çoçaj.

Interesant mbetet fakti se të dy janë kandidatë për asamble komunale, por në komuna dhe parti të ndryshme politike.

Sejfullah Sejfullahu garon për asamble komunale në Rahovec në listën zgjedhore të PDK-së, duke mbajtur numrin 4.

Nezir Çoçaj, nga ana tjetër, është kandidat për asamble në Prizren në listën e Nismës Socialdemokrate, gjithashtu me numrin 4

Pra, dy miq të pandarë, të lidhur prej tre dekadash, sot ndajnë jo vetëm shoqërinë por edhe një rastësi të veçantë në garën politike – të dy janë “katërshat” e listave të tyre.

Në postimin e tij, Sejfullahu shkruan:

Dy 4-shet
Zoti dikend e bekon me pasuni, dikend me naj veture te shtrejte, dikend me naj “Dashni” 2 metra, dikend me…e mue Zoti me ka Bekue me shok te mire, andaj, perhere Falenderues ndaj Zotit🙏

Të ngjashme

Të fundit