13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dy 18 vjeçarë shqiptarë vdesin në një aksident në Zvicër

- Advertisement -

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnäsch. Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Siç merr vesh albinfo.ch nga një burim i saj, dy viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një të rin 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.

Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.

Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.

Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale, transmeton albinfo.ch.

Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.

Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të  realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.

15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën. Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.

Foto: Kantonspolizei Appenzell Ausserrhoden

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit