Home Lajme Dushi rendit shkeljet kushtetuese që ka kryer presidentja Osmani

Dushi rendit shkeljet kushtetuese që ka kryer presidentja Osmani

0
Dushi rendit shkeljet kushtetuese që ka kryer presidentja Osmani

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i’a ka numëruar presidentes Vjosa Osmani shkeljet e Kushtetutës, gjatë kësaj kohe që ajo është në krye të shtetit.

Dushi e ka nisur me shkarkimin e ish-kryetarës së KQZ-së Valdete Daka.

Ai ka shkruar se nga fillimi presidentja Osmani, atakoi brutalisht pavarësinë e KQZ-së.

“Që në fillim ajo atakoi brutalisht pavarësinë e një prej institcioneve më të ndjeshme kushtetuese, KQZ-së, duke shkarkuar në kundërshtim flagrant me kushtetutën kryetaren e këtij institucioni, Valdete Dakën”.

Si shkelje të dytë, Dushi ka rënditur tendencën për shtyejen e zgjedhjeve lokale, derisa ka shtuar se këtë e ka bërë Osmani për arsye se partia e saj nuk ishte e gatshme pë zgjedhje.

“Deshi t’i shtyjë zgjedhjet lokale vetëm pse partia që e bëri presidente nuk ishte gati për zgjedhje, mbeti në tentativë, falë qëndrimit dhe vendosmërisë së opozitës”.

E shkelje të radhës, ai ka rënditur mos dekretimin e Kryeprokurorit të shtetit.

Dushi, ka thënë se kjo është shkelje e paprecedentë e kushtetutës.

“Dhe e më e rënda, vendi tash e një vit pa kryeprokuror! Shkelje e rëndë dhe e paprecedentë e kushtetutës, mbi të gjitha e papranueshme nga dikush që me britma për shtet ligjor erdhi në pushtet”.

Exit mobile version