-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Dushi: Policia s’ka uniforma, Qeveria ka shumë fjalë por punë fare

- Advertisement -

Analistja Ardita Dushi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shumë fjalë, por punë fare lidhur me kërkesat e Policisë së Kosovës.

“Është trompetuar shumë për rend, ligj dhe siguri dhe përflitet shumë për ri-rregullim të legjislacionit e për strategji të ndryshme por nuk është punuar, nuk është bërë punë. Vijmë në pozitën që njësia elitare që s’ka ndodhur të dalë në protestë. Dalja e tyre në protestë tregon mungesë totale të dialogut me krerët e shtetit”, ka thënë Dushi.

Dushi ka thënë se Policia e Kosovës janë duke hasur “në vesh të shurdhër” për kërkesat e tyre një vit e ca.

“Sa i përket policisë, ka kohë që thuhet se nuk kanë mjete, vetura, veshmbathje, uniforma. Thuhet se jelekët antiplumbë nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare sepse u ka dalë afati. Do të thotë ka fjalë shumë, por punë fare. Për mua është për keqardhje dalja e FIT-it para Qeverisë, është një fotografi që nuk do të doja ta shihja kurrë për shtetin e Kosovës. Asnjëherë”, ka thënë Dushi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit