26.4 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

“Dush i ftohtë” për Vuçiqin, deputeti gjerman: Të rishikohen negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE

- Advertisement -

Deputeti gjerman, Josip Juratoviq ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë negociatat me Serbinë për anëtarësim në Union.

Arsye për këtë, sipas deputetit në fjalë, janë parregullsitë në zgjedhjet e fundit në Serbi, në të cilat sipas tij nuk u respektuan parimet themelore demokratike, shkruan lajmi.net.

“Në politikën tonë të jashtme, ne nuk mund të zgjedhim gjithmonë partnerët me të cilët do të negociojmë. Por në këtë situatë, në të cilën drejtuesi i kampanjës shpërfill parregullsitë në zgjedhje dhe në këtë mënyrë shkel hapur rregullat demokratike, ne nuk mund ta tolerojmë më këtë dhe nuk jam i vetëm në mendimin se negociatat e mëtejshme të para-anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së duhet të “ngrihen” derisa të respektohen parimet themelore të sistemit të vlerave demokratike”, ka thënë Juratoviç për mediumin malazez “Pobjeda”.

Juratoviq shton se ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë në politikën serbe, dhe se deri tek demokracia në këtë vend, mund të arrihet vetëm përmes individëve që janë të zgjedhur nga populli serb.

“Fatkeqësisht, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të krijojë drejtpërdrejt politikën e Serbisë në botën demokratike të cilës ne i përkasim dhe të cilës gjoja synon Serbia, vetëm njerëzit mund ta bëjnë këtë përmes proceseve demokratike, duke përfshirë një garë të ndershme zgjedhore”, thotë ai.

Deputeti Juratoviq, thekson gjithashtu se presidentit serb, Aleksander Vuçiq, duhet t’i vendosen disa kufizime dhe kushte për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, i pari i presidencës serbe, duhet të ndryshojë qasjen e tij, që sipas Juratoviq, është autokratike.

“Ajo që mund të ndikojmë është që ata që duan të bashkëpunojnë me ne duhet të respektojnë rregullat demokratike nëse duan të jenë partnerët tanë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Këto zgjedhje janë kashta e fundit për tolerancën tonë ndaj qasjes autokratike gjithnjë e më të fortë të Aleksandar Vuçiçit dhe ndjekësve të tij”, përfundon ai.

Të ngjashme

Të fundit