Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka hedhur poshtë argumentet e Prokurorisë për komunikatat.

Ai ka ofruar prova nga aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, shkruan lajmi.net.

“Çështja e komunikatave është diskutuar edhe në TPNJ. Kjo pranon se ato i dedikoheshin vetëm atyre që bashkëpunonin me regjimin serb. Prokuroria nuk po argumenton se të akuzuarit kanë gënjyer. Vet TPNJ-ja ka dalë me konstatime të rreme, po thotë Specialja. Nuk ka prova të reja nga çështja Limaj”, thotë Misetic.

“TPNJ në çështjen e Haradinaj nuk konstatoi se kishte NKP(Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët) për sulme sistematike ndaj civilëve. Viktimat zgjidheshin për arsyet vetëm që kishin të bënin me individin. Kjo është në kundërshtim me atë që ZPS ka ofruar”, thotë tutje ai.

“Prokuroria u përpoq të ndërtojë një çështje duke rritur numrin e viktimave dhe duke ndryshuar përkufizimin e popullatës civile. ZPS nuk ta jep asnjë burim nga e ka gjetur këtë popullatë civile, pse e ka ndryshuar këtë përkufizim. Prokuroria në këtë çështje nuk do të jetë në gjendje ta rrisë as numeratorin”, thotë tutje ai.

“Numri i viktimave në rastin Limaj, ishte gati 140. Komandantër e zonav, Haradinaj e Limaj u shfajësuan sepse s’pati NPK dhe as sulm sistematik dhe as krime kundër njerëzimit. Tani me të njëjtit komandantë të zonave të cilët u shpallën të pafajshëm, Prokuroria synon t’i dënojë të akuzuarit”, thotë tutje ai.