1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Durmishi tregon se kur do të përfundojë Bypass-i në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

- Advertisement -

Durmishi, pas një vizite në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku kanali u dëmtua pas një sulmi terrorist, theksoi se sanimi emergjent ka pasur sukses dhe se ekipi inxhinierik po punon për zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Durmishi tha se sanimi emergjent është realizuar me sukses, duke vendosur gypat që sigurojnë rrjedhën e pandërprerë të ujit, e rëndësishme për furnizimin me ujë të qytetarëve dhe për funksionimin e KEK-ut.

“Këtu sanimi emergjent ka ndodhur me sukses, janë vendosur gypat në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të rrjedhës së ujit që është shumë e rëndësishme edhe për KEK-un edhe për furnizimin me ujë të qytetarëve”, tha ai.

Ai sqaroi se, pas diskutimeve me ekipin e inxhinierëve dhe ministrat, do të fillojnë menjëherë punimet për bypass-in, i cili do të mundësojë vazhdimin e furnizimit me ujë deri në rregullimin përfundimtar të kanalit.

“Do ta bëjmë një bypass që do të fillojmë menjëherë punimet këtu në mënyrë që më pas të rregullojmë komplet kanalin dhe të jetë një zgjidhje e përhershme për furnizim me ujë”, tha Durmishi.

Zëvendësministri nuk ka dhënë një afat të saktë për sanimin e plotë të kanalit, por shpjegoi se kjo do të varet nga vlerësimi i dëmeve.

“Pas diskutimeve me ekipin e inxhinierëve, do të fillojmë menjëherë dhe diku për rreth një javë do ta përfundojmë bypass-in”, shtoi ai, duke garantuar se ndërprerja e ujit nuk do të ndodhë, pasi bypass-i do të mundësojë rrjedhjen e pandërprerë të ujit.

Kanali i ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut u dëmtua më 29 nëntor nga një shpërthim terrorist. Institucionet e Kosovës kanë theksuar se sulmi ka qenë pjesë e një veprimtarie kriminale të orkestruar nga bandat e Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit