9.1 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin e dëmeve nga vërshimet, përmend miratimin e buxhetit

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vlerësoi se vendit tonë i duhen intervenime të shpejta “që të kemi sa më pak dëme”, referuar vërshimeve që ndodhën në Kosovë ditëve të fundit.

I pyetur në RTK, nëse do t’u kompensohet dëmi material qytetarëve, Durmishi tha se pasi komunat dhe institucionet përkatëse dalin me vlerësimin e dëmeve “në fund i merr përsipër Qeveria e Kosovës ato dëme që janë shkaktuar”.

Mirëpo shtoi se “ende nuk është miratuar buxheti ose të bëhet me mbledhje te qeverisë ose pasi të miratohet”, tha Durmishi në RTK.

Sipas tij, “duhet koordinim i MPB-së, Ministrisë së Ambientit e komunave që të bëhen sa më shumë projekte të cilat do të financoheshin nga niveli qëndror e komunat, që në të ardhmen të kemi sa më pak raste të tilla”, u shpreh ai.

Lidhur me ngjarjen aktuale të përmbytjeve, Durmishi tha “ne si ministri kemi filluar disa projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve”.

 

Të ngjashme

Të fundit