Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur Qeverinë Kurti “Qeveri e pishmanit”.
“Sot Ministria e Infrastrukturës u detyra ta tërheqë vendimin e vet të lëshuar para disa ditëve, për lirimin e 50% të biletave”, shkroi Lekaj në Facebook.
“S’ka më keq. Kjo është tallje me qytetarët e Kosovës, thotë Lekaj.
Sot, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas takimeve me përfaqësues të shoqatave të transportit rrugor, janë dakorduar që të premten (18 mars) do ta shfuqizojnë vendimin për përgjysmimin e pagesës së biletave për disa kategori shoqërore.