Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka reaguar pas raportimeve se po hetohet për rastin e tiketave ngjitëse.
Durmishi ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe se rezultatet e aplikimit të tiketave ngjitëse janë të matshme.
“Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën”.
“Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt”, ka shkruar Durmishi.