28.4 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Durmishi poston video të punëve te urat në Mitrovicë që “kryhen në vjeshtë”, e Badocit kishte zgjatur gati dy vjet

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëve tek dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër.

“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar ai.

Gurëthemeli i tyre u vu të martën ndërsa Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ato inaugurohen në vjeshtë.

Ai kishte dhënë edhe detaje duke thënë se njëra prej tyre, ajo që është vetëm për këmbësorë është e gjatë 41 metra ndërsa tjetra, për automjete dhe këmbësorë 51 metra.

Nëse gjithçka shkon në rregull me afatet e premtuara nga Kryeministri këto dy ura do të ndërtohen në një afat pothuajse rekord.

Vlen të përmendet se qeveria e Kosovës ishte kritikuar për zvarritjen e punimeve tek ura e Badovcit.

Ura që shtrihet në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ishte mbyllur në fund të muajit prill të vitit 2023,  ndërsa ishte lëshuar për qarkullim në fund të vitit 2024.

Të ngjashme

Të fundit