-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Durmishi për shokun e burgut, Liburn Aliun: S’është që ndoshta nuk e di çmimin e banesës…

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka folur në lidhje me deklaratën e ministrin Liburn Aliun se nuk i kujtohet çmimi me të cilin e ka blerë banesën.

Durmishi tha se ndoshta ministri Aliu e ka dhënë këtë deklaratë në një moment aty për aty, e që sipas tij, ndoshta nuk është që nuk e din çmimin e banesës të cilën e ka blerë.

“Janë sulme që janë të orkestruara prej grupeve të interesit që ka humb shumë. Për një moment të caktume në emision që kumedit për cfarë arsye, thjesht momentale aty për aty, e ka dhënë një deklaratë ministri, nuk  është që nashta nuk e din çmimin e banesës sa e ka ble, por tash kjo bëhet temë”, tha Durmishi në atv.

Megjithëkëtë, Durmishi foli me përgjegjësi se deklarimi i pasurisë së ministrit Aliu përputhet me pasurinë që ai e posedon.

“Ministri e ka pasurinë e deklarume dhe secili mundet me shku me verifiku deklarimin e pasurisë. Te ministri nuk mund që të mos përputhen, flas me përgjegjësi”, tha Durmishi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit