Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit, që pak orë më parë publikoi një video të rrugës Pejë-Rugovë, ku dukej në gjendje jo të mirë.
Durmishi ka thënë se kanë nënshkruar kontratë për sanimin e kësaj rruge.
Tutje, ai ka thënë se kanë filluar procedura hetimore ndaj punimeve që janë bërë në këtë rrugë.
“Menjëherë sapo e kemi pranu këtë raport të komisionit ne kemi fillu procedurë disciplinore ndaj menagjerit të kësaj kontrate dhe lënden e kemi dërguar në prokurori sepse jemi të bindur që në këtë rast ka elemente të veprës penale”, ka thënë ndër të tjera Drumishi.
Reagimi i plotë:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10161602793719524&id=513139523&mibextid=Nif5oz