Zëvëndësmjnistri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me raportimet për jaknen e tij, e cila u tha se kushton rreth 1 mijë e 300 euro, shkruan Periskopi.
Pas këtyre raportimeve Durmishi reagoi ashpër duke thënë se “janë të pavërteta”.
Durmishi u nervozua edhe më shumë për disa foto që u shpërndan në rrjete sociale se gruaja e tij vesh jakne të firmave të famshme.
“Nuk e kam problem që mirreni me mua sepse unë mbaj post publik por çfarë keni me familjen time, me fëmijët e mi.”, u shpreh Durmishi.
Postimi i plotë:
Shumë të pavërteta po hidhen, të cilat po përtypën tërë ditën, pastaj me fakte po demantohen, por pa asnjë kosto për shpifësit.
E falënderoj gazetarin Arsim Lani që me vetiniciativë paska marrë mundin që t’a bëjë gjënë më elementare në gazetari, verifikimin e faktit.
Nuk e kam problem që mirreni me mua sepse unë mbaj post publik por çfarë keni me familjen time, me fëmijët e mi. A do të duhej të kishte një etikë minimale në raste të tilla?
Rrugët janë pastruar dhe jemi përgatitur maksimalisht për çfardo situate gjatë dimrit. Kemi ndërtuar tashmë sistem për mirëmbajtje e sinjalistikë. Më nuk ndodhë që “dimri të na zë në befasi”. Projekte të rëndësishme po realizohen dhe shumë të tjera na presin vitin që po vjen. Natyrisht që kjo po i pengon dikujt. Ne po ecim përpara me shumë punë të mira e shpifësit le të jetojnë gjatë duke i gëzuar sukseset tona.