20.8 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Duncani pyetet për Azem Sylën dhe Sokol Bashotën

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari John Duncan të hënën u pyet nëse i njeh Azem Sylën dhe Sokol Bashotën.

Për të parin, dëshmitari tha se është emër që e ka dëgjuar, ndërsa kur u pyet për Bashotën ai tha se nuk është i mirë me emrat, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Duke u munduar që t’ia rifreskojë kujtesën dëshmitarit, prokurori Matt Halling i tha se çka nëse i thuhet se Azem Syla ka qenë ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Sokol Bashota ish-zëvendëskomandant.

Si rrjedhojë, dëshmitari Duncan tha se emrat i ka të dëgjuar pasi i dha pak kontekst prokurori. Ai tha se nuk i mban mend as emrat e Zonave Operative siç janë ndarë në UÇK.

Ndryshe, me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar edhe nesër me dëshminë e të njëjtit dëshmitar.

Të ngjashme

Të fundit