14.4 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Duncan: Unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-diplomati, John Stewart Duncan thotë se me gjeneralin Michael Jackson gjatë fundit të viteve të ’90-ta, biseduan rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Duncan, Jackson ishte shprehur i shqetësuar, pasi sipas tij, nuk kishte mekanizma që të trajtonin UÇK-në, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Duncan thotë se ishte ai personalisht që shkroi tekstin e marrëveshjes për çarmatim të UÇK-së.

“Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e Marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së”, thotë Duncan.

“Ideja për marrëveshjen doli nga bisedat me gjeneralin Mike Jackson”, thotë tutje ai.

“Në këto biseda, Jackson më tha se ishte shumë i shqetësuar që nuk kishte asnjë mekanizëm për të trajtuar ose për t’u marrë me UÇK-në, dhe vlerësoi që UÇK-ja të përbëhej nga 20 mijë ushtarë gueril. Ai ishte pranë momentit të dislokimit në Kosovë, megjithëse nuk kishte asnjë mekanizëm që ngjashme me marrëveshjen teknike-ushtarake që do ta lejonte atë ta krijonte një kornizë”, u shpreh Duncan.

Të ngjashme

Të fundit