20.8 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Duncan: S’kam pasur dëshmi që ekzistonte Shtabi i Përgjithshëm nga pikëpamja ushtarake

- Advertisement -

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij në Hagë, është pyetur ndër të tjera edhe për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, Duncan u pyet nëse Shtabi ishte një organ i mirëfilltë që komandonte këtë organizatë.

“Kam dëgjuar të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht. Nga aktakuza kam kuptuar se është krijuar në mes të viteve ’90-ta kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme, shumë më e vogël dhe po dëshironin t’i jepnin një titull grandioz vetes si Shtabi i Përgjithshëm”.

“Por, në kohën sa kam qenë atje, nuk kam pasur asnjë dëshmi që ekzistonte një shtab i përgjithshëm nga pikëpamja ushtarake”, tha Duncan ./

Të ngjashme

Të fundit