18 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Duncan për deklaratën e Clark se “s’ka fakte për sulmet e UÇK-së”: Unë e kam udhëzuar ta bënte

- Advertisement -

John Stewart Duncan, ish-këshilltar i gjeneralit amerikan i Wesley Clark foli për një deklaratë të këtij të fundit, i cili kishte thënë se nuk ka fakte për sulmet e UÇK-së.

Duncan u shpreh se ishte ai i cili e kishte udhëzuar ta bënte një deklaratë të tillë dhe se pikëpamjet e tyre përputhen me njëra-tjetrën.

Pyetje: Shohim një artikull në anglisht dhe në shqip. Kjo është një deklaratë e gjeneralit Clark e 14 gushtit, ku flet për dhunën në Kosovë dhe thotë Clark: Nuk ka fakte për sulmet e UÇK-së.

“Komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark tha gjatë një vizite në Prishtinë se nuk ka fakte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pas sulmeve që janë kryer kundër serbëve, që kur paqja është nënshkruar me ta në qeshor”

Pyetje: z.Duncan a ju kujtohet nëse gjenerali Ëesley Clark e ka bërë këtë deklaratë në njërin prej udhëtimeve kur e keni shoqëruar dhe ju?

“Unë e kam udhëzuar ta bënte”.

Pyetje: A përputhet pikëpamje e tij me tuajën këtu”

“Po”, u përgjigj shkurt ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan./

Të ngjashme

Të fundit