14.2 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Duncan: Nuk donim që UÇK-ja të ishte armiku ynë

- Advertisement -

Trupi gjykues në Hagë, është rikthyer nga pauza 10-minutëshe, derisa tani po vazhdon dëshmia e ish-këshilltarit të NATO-s, John Stewart Duncan.

Duncan u pyet rreth qëllimit të marrëveshjes së çarmatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa ai thotë se synim kishin një mekanizëm me anë të së cilit të kishin mundësi të kontrollonin procesin e çarmatosjes, me qëllim që të bëhej në mënyrë të kontrolluar në marrëveshje me UÇK-në, transmeton Klankosova.tv.

Ai potencon se në këtë mënyrë, UÇK nuk do ishte armiku i tyre.

“Kishim edhe një shqetësim tjetër, që Kosova të mos përballej me një situatë që ishin përballur si vende të tjera të Ballkanit, ku strukturat politike ishin të lidhur në mënyrë të ngushtë me strukturat ushtarake apo policore. Donim që këto struktura të ishin tërësisht të ndara”, tha Duncan.

I pyetur se ku kishin organizuar këto struktura, ish-diplomati tha se ekziston forcat policore.

“Nuk kishim dijeni se sa të shpërndara gjeografisht ishin, por e dinim sa ndikim kishim. Ishin njerëzit përreth Hashim Thaçit. Ne e dinim që kishte pjesë të tjera të këtij spektri”, tha Duncan

Të ngjashme

Të fundit