John Stewart Duncan, ish-këshilltari i NATO-s, po jep dëshminë e tij në Hagë, i cili është thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
Duncan thotë se nga viti 1998 deri në vitin 2001 ka qenë këshilltar i gjeneralit Wesley Clarck, transmeton Klankosova.tv.
Ish-diplomati thotë se gjatë asaj kohe, si detyrë kishte këshillimin e komandanteve dhe dhënien e informatave të sakta nëse kishte takime të përfaqësuese diplomatik.
“Unë isha personi që i merrja shënimet në takime”, shtoi tutje ai.
“Pak a shumë, të gjitha. Unë e kisha një panoramë se si funksiononte shoqëria shqiptare. Isha i interesuar se si funksiononte shoqëria. Si funksionojnë pushtetet, sepse këtë duhej t’ua shpjegonim eprorëve përkatës”, tha tutje ai.
Duncan thotë se Ideja e Shqipërisë së Madhe, frikësonte ndërkombëtarët.
“Ideja e Shqipërisë së Madhe, e shqetësonte shoqërinë ndërkombëtare. Ata donin të dinin se si ishte marrëdhënia e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës. Unë këtë duhej ta kuptoja për t’ua treguar eprorëve të mi”, tha tutje ish-diplomati.