Më datë 20 gusht 2023 rreth orës 15:00, gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, Stacioni Policor nё Pejё, ka pranuar informacion se nё fshatin Graboc-Pejё, nё njё aheng ka ta shtëna me armё.
Njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marr informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) armё AK 47
Tre (3) karikator tё sё njejtёs armё
Njёqind e njёzet e njё (121) fishekё kal: 7.62x39mm
Dy (2) fishek kal: 7.9mm
Gjashtё (6) gëzhoja kal: 7.62x39mm
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48- orё.