-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Duket se Kate Middleton po i përdor ngjyrat e veshjeve për mesazhe të veçanta

- Advertisement -

Duket se trendi i ngjyrës vishnje është kaq i pashmangshëm këtë vjeshtë, sa nuk i rezistuar dot as princesha Kate Middleton. Ajo e shtoi nuancën burgundy (vishnje) në koleksionin e saj të veshjeve, në një prej daljeve të fundit publike pas përfundimit të kimioterapisë.

Kate u takua me fotografen 16-vjeçare Lizz Hatton që po përjeton një betejë me kancerin dhe princesha ishte aty për të ndarë emocione dhe momente që më pas u publikuan në faqen zyrtare të Pallatit Mbretëror.

Duket se Kate Middleton po i përdor ngjyrat e veshjeve për mesazhe

FOTO: The Prince and Princess of Wales/Instagram

Por, zgjedhjet e ngjyrave të saj nuk qenkan dhe aq rastësore, përtej asaj që dikton stili i protokollit të familjes mbretërore në daljet zyrtare dhe jo vetëm. Sipas teorisë së re që po qarkullon, veshja në ngjyrë lejla e Kate në ndeshjen e tenisit në Wimbledon, u interpretua si një shenjë guximi, teksa ajo ishte ende nën trajtim kundër diagnozës së kancerit.

Duket se Kate Middleton po i përdor ngjyrat e veshjeve për mesazhe

FOTO: Karwai Tang/WireImage

Ndërsa, në këtë dalje të fundit të saj, kostumi në ngjyrë vishnje lexohet si një shenjë përmirësimi dhe tregues që ajo po e kapërcen sfidën me këtë sëmundje.

Duket se Kate Middleton po i përdor ngjyrat e veshjeve për mesazhe

Mbetet që të presim daljen e radhës, për të kuptuar më mirë mesazhin që kërkon të japë princesha e Uellsit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit