Manisë së “Big Brother Vip Albania” nuk i ka shpëtuar as reperi i njohur shqiptar Ledri Vula. Artisti jo vetëm që e ndjek, por ka edhe një të preferuar. Ashtu si shumica e shqiptarëve, Ledri mbështet Luiz Ejllin.
Teksa ndodhej në skenë duke perfomuar në një nga club-et e Tiranës, Ledr ka ndaluar për të përshëndetur partneren e tij Sarën dhe balerinin Luixhinon të cilët ndodheshin aty. Në atë moment publiku ka nisur të brohorasë emrin e Sarës. Dhe e dini cfarë bëri Ledri? Filloi të brohorasë emrin e Luizit.
Teksa e pa që euforia e publikut u shtua në cast, reperi bëri një varg freestyle:
“Unë me Sarën, si Luizi me Kiarën”, duke shtuar akoma më shumë entuziasmin dhe duartrokitjet e publikut.
Këtë moment Ledri e mbylli duke ju drejtuar Sarës me fjalët:
“Vec se unë të dua më shumë”
Këtë moment Ledri e mbylli duke ju drejtuar Sarës me fjalët:
“Vec se unë të dua më shumë”
Një deklaratë dashurie për Sarën, një mbështetje publike për Luizin dhe shumë energji pozitive në skenë…