26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Dukagjini triumfon ndaj Gjilanit

- Advertisement -

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas humbjes nga Prishtina (3:2) vikendin e shkuar, Dukagjini në xhiron e dytë mposhti në shtëpi skuadrën e Gjilanit.

Në ndeshjen e luajtur të dielën në Klinë, skuadra e Dukagjinit triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:0.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, konfirmuan fitoren e ekipit të Ismet Munishit.

Mesfushori Mërgim Pefqeli zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të, pasi shënoi me kokë pas harkimit të brazilianit Vitor Hugo nga këndi.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes, e vulosi Iljasa Zulfiu që realizoi për 2:0 në minutat e kohës shtesë.

Me këtë fitore, Dukagjini ka tubuar tri pikë, ndërsa Gjilani mbetet me vetëm një pikë, të cilën e mori pas barazimit me Ballkanin në xhiron e parë.

Të ngjashme

Të fundit