14.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

- Advertisement -

Drita vazhdon të mos shijojë fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Blutë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë pësuan humbje nga Dukagjini me rezultatin 1:0.

Për Dritën kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore, derisa Dukagjini i është kthyer fitores pas dy ndeshjeve pa marrë triumfin.

Në pjesën e parë ishte një ndeshje pa ritëm, ndonëse kishte raste të pakëta nga të dy skuadrat, por jo edhe aq për të rrezikuar njëra tjetrën.
Goli i pritur gjatë erdhi në pjesën e dytë, saktësishtë në minutën e 57’ me Blend Morinën, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Me pas miqtë u munduan me Blendi Baftiun dhe Prapashticën në pjesën tjetër të ndeshjes për të arritur të paktën barazimi në ndeshjen, por që goditjet e tyre përfunduan mbi portë. Rrezik të madh për vendasit tregojë edhe sulmuesi Blerim Krasniqi, por goditjen e tij me kokë nga vija e zonës e larguan ekipi vendas.

Në fakt Drita arriti barazimin me Albin Prapashticën në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, por që me pas u anulua nga gjyqtari Nuza pas rishikimit të situatës në Var. Goli u anulua pas një dyshimi të prekjes me dorë nga sulmuesi Blerim Krasniqi, me gjyqtarin Nuza që vendosi të anulojë golin.

Drita mbetet në kuotën e 22 pikëve, kurse Dukagjini pas fitores është ngritur në kutoën e 17 pikëve.

Të ngjashme

Të fundit