Dukagjini mbetet pa trajner, ndahet me Ndue Përgjokajn

- Advertisement -

KF Dukagjini ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, klubi nga Klina ka bërë të ditur se Përgjokaj nuk do ta drejtojë më skuadrën.

Tutje, klinasit i kanë dëshiruar suksese në vazhdim, derisa e kanë falënderuar për kontributin.

“KF Dukagjini njofton opinionin publik dhe tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj. Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale të tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. Ne i urojmë trajnerit, Ndue Përgjokaj, shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruan klubi i Dukagjinit.

Përgjokaj largohet nga Dukagjini pas barazimit 1-1 ndaj Prishtinës së Re.

Dukagjini është që 11 ndeshje pa fitore në Superligën e Kosovës.

Fitoren e fundit, skuadra nga Klina e kishte arritur ndaj Llapit, me 30 nëntor të vitit të kaluar.

Dukagjini momentalisht është në vendin e gjashtë në tabelë me 34 pikë, pesë pikë larg zonës së barazhit.

Të ngjashme

Të fundit