21 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Dukagjini e ndal Prishtinën, fitojnë Ballkani e Drita

- Advertisement -

Drita e ka nisur me fitoren nën urdhrat e Zekirija Ramadanit duke mposhtur Feronikelin ’74 (2:1), derisa Ballkani arkëtoi me mund pikët e plota ndaj Fushë Kosovës (2:1), kurse Dukagjini me Prishtinën ndan pikët (0:0).

“Intelektualët” me trajnerin Ramadani arritën t’i arkëtojnë pikët e plota në shtëpi, me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Drenasi.

Blerim Krasniqi kaloi Dritën në epërsi pas 32 minutave lojë, ani pse fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje por pas rishikimit të VAR-it ndryshoi situata.

Vetëm dy minuta më vonë, Blend Baftiu dyfishoi epërsinë pas asistimit fantastik të Kastriot Selmanit (34’).

Selmani në fakt realizoi në përfundimin e pjesës së parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

E tëra që arriti të bëjë skuadra mysafire, ishte goli i nderit i realizuar nga Razkack (74’).

Krejt në fund, në skenë doli Albin Prapashtica duke siguruar që të mos ketë ndonjë befasi (90+5’).

Kështu, Drita rimerr pozitën e dytë me 28 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani derisa Feronikeli renditet në pozitën e tetë me 15 sosh.

Ballkani ka vazhduar me rezultatet pozitive, duke triumfuar në shtëpi me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Fushë Kosovës.

Mysafirët befasuan duke kaluar në epërsi pas vetëm katër minutave lojë me golin e Osman Mëziut.

Sidoqoftë, “Xhebrailat” e dominuan plotësisht duke barazuar fillimisht me Walid Hamidin (45+1’).

Kurse, fitoren e vulosi në përfundimin e lojës mesfushori Qëndrim Zyba (87’).

Ballkani mbetet lider i padiskutueshëm me 38 pikë, kurse Fushë Kosova zë pozitën e tetë me 15 sosh.

Në anën tjetër, derbi mes Prishtinës dhe Duakgjinit përfundoi pa gola – pra ashtu siç nisi.

Të dy skuadrat kosovare kishin raste të shumta për të shënuar, por që assesi s’ia dolën t’i finalizojnë.

Prishtina renditet në pozitën e pestë me 22 pikë derisa Dukagjini të gjashtën me 21 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit